Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka përfunduar turin e festivalit “Sunny Hill Festival” e cila u mbajt në Prishtinë, Kosovë në datat 2, 3 dhe 4 gusht. Dua nuk ishte e vetme pasi i dashuri i saj i ri Anwar Hadid e ka shoqëruar këngëtaren në vendlindje.
Dua Lipa ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram nga nata e dytë e Sunny Hill Festival, mes të cilave edhe një foto e cila shfaqet me të dashurin, vëllain e Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid.
E sigurisht që nuk mund të mungonte komenti i vjehrrës së saj, Yolanda Hadid e cila është shumë e lumtur për lidhjen e tyre, dhe kjo gjë duket edhe në emojin e një fytyre me zemra që ka lënë nëna e modelit në koment, si për të përshkruar atë që ndjen kur i sheh të dy ata së bashku.
Ja pra që Duan e duan të gjithë në familjen Hadid.