Versioni audio i bëri të gjithë për vete, klipi do t’jua heqë vërtetë trurin.
Artistja me origjinë shqiptare i la të gjithë të prisnin për një videoklip që në momentin e parë kur nxorri në YouTube versionin audio të këngës “Blow Your Mind”. Një këngë paksa ndryshe nga publikimet e fundit të Duas, e cila grumbulloi plot 2 milionë klikime. Aspak keq për një version audio, çka tregon se pëlqimi që mblodhi në radhën e fansave ishte unanimn. Sot ajo publikoi dhe videoklipin, shumë i thjeshtë, por pikërisht ajo çfarë i duhej këngës për ta plotësuar. Duke gjykuar se sa kënga realisht na bëri për vete me dëgjim të parë, klipi duhej pak i thjeshtë për të mos i humbur shkëlqimin dhe të mos zhvendoste vëmendjen. Dua shfaqet përkrah vajzave ngjyra-ngjyra dhe modele-modele, duke filluar që nga ajo e lëkurës e duke e mbyllur tek flokët. Pra një mori diversiviteti i “mbështjellë” nga zëri i fuqishëm i artistes 21 vjeçare. Pavarësisht se klipet e mëparshme ndoshta fitonin më shumë vëmendje, kënga e Duas dhe përshtatje e vokalit në këtë stil disi të ri rrëzon poshtë çdo kritikë.