Dua Lipa na dhuroi një mbrëmje të paharrueshme me 10 gusht në sheshin “Nënë Tereza”, ku me zërin e saj të mrekullueshëm, emocioni të gjithë publikun e pranishëm. Emocione, që prekën dhe këngëtaren 20 vjeçare, e cila jo vetëm u përlot nga gëzimi, por edhe postoi një video me momentet më të bukura nga koncerit i saj i mbajtur në Tiranë. Mirëpo këtë video Instagram-i e ka fshirë, për arsyen e të drejtave të autorit, duke e cilësuar si të kopjuar.
Dua nuk e ka pritur fare mirë këtë veprim të Instagram, dhe e ka ripostuar sërish videon, këtë herë pa zë.
“Instagram ka fshirë këtë video sepse kishte pjesë muzikore të “Last Dance”(për arsye kopjimi, e mërzitur sepse është kënga ime), sidoqoftë unë vendosa ta ripostoj atë sepse e dua këtë video, por fatkeqësisht pa zë. Momentet më të bukura nga koncerti në Tiranë. Ja si duken 30 mijë njerëz. Faleminderit”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e saj në Instagram.