Lidhja e Dua Lipës dhe Anwar Hadid prej ditësh tashmë është kthyer në një prej lidhjeve më të komentuara në showbizz-in vendas dhe të huaj.
Mbrëmjen e kaluar Dua Lipa ka mbërritur në Prishtinë për të qenë pjesë e “Sunny Hill Festival” së bashku më të dashurin e saj të ri, Anwar Hadid, i cili viziton Kosovën për herë të parë.
Dua Lipa ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj disa video në llogarinë e saj të Instagram-it, ku shihet se Anwar është mjaft entuziast për këtë vizitë dhe për qëndrimin e tij së bashku me familjen e Duas.
Së fundmi, ata janë akomoduar në vendin ku do të qëndrojnë dhe në një video të publikuar në Instastory nga Dua Lipa, Anwar shfaqet duke luajtur me vëllain e këngëtares, Gjin Lipa.
Edhe pse çifti nuk kanë shumë që janë të lidhur bashkë, me sa duket Anwar paska krijuar një lidhje të ngushtë së bashku me vëllain e këngëtares.
Ditën e sotme “Sunny Hill Festival” vazhdon për herë të parë për këtë vit dhe e ftuara speciale e mbrëmjes është Miley Cyrus.
Mbrëmjen e kaluar edhe Miley ka mbërritur në Kosovë e veshur shumë thjesht dhe pritet që sot të dhurojë një performancë elektrizuese.