10 ditë na ndajnë nga kënga e re e Dua Lipas dhe këngëtarja me origjinë shqiptare duket më e emocionuar se kurrë.
Ajo ka përdorur Instagramin e saj për të ndarë me fansat jo vetëm lumturinë për “Hotter than Hell”, por edhe detaje interesante mbi realizimin e saj më të ri. Dua rrëfehet se ishte ajo vetë që ka shkruar tekstin e kësaj kënge në bashkëpunim me artistin Ritual pak kohë më parë dhe kjo ka qenë gjithmonë e preferuara e saj. Ajo shton gjithashtu se ishte pikërisht kjo këngë që i dha formë tingujve të Duas dhe të gjithë albumit të saj, ndërkohë që thotë se me zor po pret që të gjithë fansat e saj ta dëgjojnë këngën dhe shohin videoklipin e saj. Dua Lipa më e nxehtë se ferri, presim një videoklip edhe më eksploziv dhe magjik se ai i fundit. Data 6 maj nuk duket aq e afërt sa duhet...