Dua Lipa aktualisht po shijon suksese të njëpasnjëshme, pasi fitoi dy çmime në ''Brit Awards'' dhe u nominua në 5 kategori, bëhet pjesë e listës së 100 personave më me influencë.
Listën e ka publikuar prestigjiozja “Vogue”, e cila i ka dedikuar Dua Lipës një artikull ku numëron arritjet më të mëdha të vitit për të.
Mesa duket “New Rules” ka qenë trampolina e suksesit së këngëtares me origjine shqiptare për këtë vit. Në listë janë edhe emra të tjerë prestigjiozë ndërkombëtarë, ndër ta edhe këngëtarja nga Brazili, Anitta.