INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa sfidon ferrin me klipin e ri!

Dua Lipa sfidon ferrin me klipin e ri!

Publikuar më: 12:45 26-04-2016

"Hotter Than Hell", më e nxehtë se ferri ka vendosur të vijë Dua Lipa në projektin e rradhës me po të njëjtin titull.

Një projekt ky të cilin këngëtarja me origjinë shqiptare, e rritur në Londër, e ka zbuluar dje përmes një video ngacmuese në Instagramin e saj. Me skena të ngjashme me ato të klipit "Last Dance", sa i përket stilit dhe ngjyrave, Dua i ka vënë qëllim vetes të pushtojë klasifikimet. Të shohim nëse vërtetë do të ndodhë kështu pas datës 6 maj, dita kur është caktuar të publikohet singëlli. Deri tani projekti më i suksesshëm i Dua Lipa-s është ai "Be The One" me plot 31.6 milionë klikime! 

Article Logic
Execution time: 0.0039629936218262