Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa është një nga artistet më të pëlqyera në playlistat muzikore në botë. E në fakt Dua jo vetëm ka tërhequr me muzikën dhe këngët e saj por edhe me stilin e të performuarit.
Dhe 22-vjeçarja tashmë është një sfiduese e denjë përballë këngëtares së famshme dhe me shumë ndikim Taylor Swift .
Do të mendoni se ku konkurojnë dy artistet?
Swift ka skuadrën e saj të vajzave supermodele që e shoqëronë edhe në videoklipe, pjesë është edhe Gigi Hadid dhe Cara Delevingne.
Dhe Taylor sfidohet nga Dua pikërisht me ‘ushtrinë e vajzave’. Dua mblodhi vajzat supergrupin e saj për të kënduar këngën më të fundit IDGF, sigurisht një hit.
‘ Jam e lumtur që kam vajzat me vete’ u shpreh në tëitter Dua.
Nga ana tjetër shkruan Daily Mail kujtojmë se Swift ka shpenzuar vite për të kultivuar supergrupin e saj duke përfshirë modele të Victoria’s Secret, këngëtarë e aktore.