Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri ku po shijon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid. Këngëtarja me famë botërore erdhi për të parë punimet që po bëhen në një prej kopshteve të dëmtuar nga tërmeti, që po ndërtohet nga fondacioni i saj.
Autorja e hitit “New Rules” po e shfrytëzon kohën edhe për të pushuar në vendet brilante të Shqipërisë. Këngëtarja ka publikuar së fundmi disa fotografi nga bregdeti i jugut, ku duket joshëse me bikini teksa ka vënë në pah format perfekte trupore.
Mirëpo ndjekësit shqiptarë e kanë kritikuar për diçka. Dua ka harruar të vendosë lokacionin në fotot e saj, që do ishte një mënyrë e mirë për të promovuar vendin tonë.