Dua Lipa zakonisht shkëlqen me performancat e saj por këtë herë ka ‘shkëlqyer’ edhe në luks.
Ditën e djeshme këngëtarja shqiptare ishte e ftuar në BBC One ku përveç intervistës realizoi edhe një nga ato performancat që mbahen mend gjatë. E veshur e gjitha në ngjyrë portokalli, veshja e saj atë ditë kapi totalin e vlerës së 4316 eurove.
Duke filluar me qaforen nga “Versace” që kushton hiq më pak se 2151 euro, vazhduar me xhaketën që kapë shifrën e 1925 euro dhe me geta që kushtojnë 240 euro.