Është një ndër artistët më me famë dhe me një zë të mrekullueshëm në tregun muzikor, ku ka korrur suksese të një pas njëshme në karrierën e sajë.
Dua Lipa, këngëtarja nga Prishtina, përveç angazhimeve në aktivitetet dhe projektet e sajë, nuk nguron të ndajë me fansat veprimtaritë e përditshme dhe mënyrën se si e ‘shijon’ jetën.
Ajo ka postuar një fotografi në profilin e sajë në intagram, ku në impaktin e pare, të jep përshtypjen së artistja e njohur po qan dhe duket sikur diçka e ‘rëndë’ po e mundon kaq shumë.
“Jam në mes të shijimit të kësaj menuje dhe nuk mund të marr frymë”- është ky përshkrimin që i vë fotos, ku na le të kuptojmë së Dua po e shijon kaq shumë ushqimin e servirur, saqë duket sikur po i zë frymë.