INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa: ‘’Të jesh nga Shqipëria të paragjykojnë’’/ Ja se si Kosova më ka ndryshuar si njeri

Dua Lipa: ‘’Të jesh nga Shqipëria të paragjykojnë’’/ Ja se si Kosova më ka ndryshuar si njeri

Publikuar më: 17:38 09-04-2019

Një intervistë për revistën “Elle” është një nga arritjet më të mëdha në jetën e artistëve dhe personazheve të famshëm dhe për Dua Lipën kjo është e radhës.

Mbretëresha e “dark pop” dhe një nga këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën’’ shkruhej në hyrje të revistës, e cila këngëtaren nga Kosova e kishte në kopertinën e saj.

Në këtë intervistë këngëtarja flet për gjithçka nga e kaluara e saj tek karierra dhe jetën midis Londrës dhe Kosovës.

“Para luftës, nëna ime studionte juridikun. Babai im bënte muzikë dhe studionte për stomatologji. Në Londër prindërit e mi punonin në lokale dhe në kafene, ndërsa babai shkonte në universitet në të njëjtën kohë. Një nga gjërat që mësova nga prindërit e mi është mënyra si u përshtatën me rrethanat, pavarësisht gjithçkaje”, shprehet Lipa.

Dua kujton kohën kur në moshën 11-vjeçare u kthye në Kosovë me prindërit, pasi babait Dukagjin Lipës i ofruan një punë që s’mund ta refuzonte. Ajo kujton se e kishte shumë të vështirë në shkollë:

“Isha vajza që flisja shqip me theks anglisht. Nuk isha shumë e mirë në mësime, sepse të gjithë në Kosovë mësonin kimi dhe algjebër, ndërsa unë isha akoma te thyesat. Ata fëmijë ishin shumë të zgjuar”.

Po në lidhje me Kosovën si ndihet Dua Lipa?

"Kosova më ka definuar si njeri. Ne kemi një sens të çmendur komuniteti. Njerëzit i dinë punët tuaja përpara se ti t’i marrësh vesh, por gjithmonë më kanë treguar shumë dashuri. Dikush më tha në një intervistë: ‘Ti ke etikën e punës së emigrantëve’, por është më shumë sesa kaq, kur ti do që të të marrin seriozisht. Të paragjykojnë po të jesh nga Kosova apo Shqipëria. Në filma, çdo shqiptar është në mafie. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që njerëzit mendojnë për vendin tonë."

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225