Sukseset e këngëtares Dua Lipa, vazhdojne kete here fiton këtë çmim në Britani…
Ylli shqiptar mbrëmë ka qenë pjesëmarrëse në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga “Glamour”. Dua ka fituar çmimin si “Femra e Vitit”, për të cilin këngëtarja e njohur është shprehur shumë e lumtur.
“Faleminderit @glamouruk @joelvinglamour për çmimin tim! E nderuar për të qenë në një dhomë me kaq shumë vajza të talentuara, inteligjente, punëtore, të bukura dhe me ndikim. Faleminderit”, mbishkruan krahas fotos Dua, shkruan intv.al. Madje Dua në këtë mbrëmje ka marrë gjithë vëmendjen edhe me pamjen e saj. E veshur me një fustan të zi e të gjatë, me flokë të kapura, Dua ishte dukur shumë elegante dhe shumë e bukur./intv.al/