Dua Lipa është një nga këngëtaret që i jep vlera Shqipërisë në çdo shtet të botës ku performon.
Edhe pse me shumë vite jetesë në SHBA, duket se Dua nuk e harron kurrë origjinën dhe të shkuarën e familjes së saj.
Së fundmi në profilin e saj në Instagram, këngëtarja me origjinë shqiptare ka publikuar një foto me pjesë historie nga rrënjët e saj dhe duke e vënë theksin shpesh mbi faktin se është krenare që është me origjinë nga Kosova.
Dua ka kujtuar gjyshin e saj Seit Lipa, i cili sipas këngëtares në vitet 1990-1995 ishte Kryetar i Institutit Historik të Kosovës dhe gjithashtu ka treguar edhe për artikullin e fundit kushtuar jetës dhe veprës së tij.
"Gjyshi im Seit Lipa ishte Kryetari i Instituit Historik të Kosovës, mes viteve 1990-1995. Dëshira për ta treguar historinë tonë dhe prej nga jemi është në gjakun tonë dhe unë mundohem t’iu tregoj njerëzve kudo që shkoj dhe në çdo intervistë se jam nga Kosova. Ne kemi një histori shumë interesante, prej së cilës mësoj nga pak çdo herë. Së fundi një artikull doli për punën e gjyshit tim dhe më bëri të shpërthej me krenari kështu që desha ta ndaj këtë moment të vogël me të gjithë ju", janë fjalët e Dua Lipës bashkangjitur me fotografinë e publikuar.
Sa fantastike është kjo vajzë! Përveçse një këngëtare super e suksesshme Dua edhe pse ka lindur në Angli, nuk e harron kurrë Kosovën./intv/al