18 mijë shqiptarë të pranishëm në parkun Gërmia!
Smund të ishte më krenare se kaq Dua Lipa e cila është rikthyer mbrëmë pas 4 vitesh mungesë, për të mbajtur koncertin e saj të parë në Prishtinë. Një natë gati e paharrueshme duke qenë se përveç hiteve dhe këngëve të repertorit të vet, Dua Lipa zgjodhi të këndojë gjithashtu shqip një nga punët më të pëlqyera të babait, Dukagjinit, "Beso në Diell". Këngë të cilën nuk e performoi vetëm por ftoi të atin në skenë për një duet si kurrë më parë. Tashmë pyetja që na mundon është, a do të jetë vallë edhe koncerti i sotëm në Tiranë po aq i suksesshëm? Hmm kjo mbetet për t'u parë sonte në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza!