Dua Lipa ka mbërritur sot në Prishtinë, ku dhe do të performojë për Sunny Hill Festival, ditën e Premte.
Prej disa ditësh Dua ka postuar në rrjetet sociale se sa entuziaste është për këtë festival dhe për rikthimin në shtëpi.
Dhe sapo ka mbërritur në Kosovë, ajo është mirëpritur nga stafi dhe familjarët e saj.
Por kësaj rradhe Dua ka ardhur ndryshe, dhe jo nuk po flasim për modelin e saj të flokëve apo stilin e saj.
Këtë herë Dua është shoqëruar nga I dashuri i saj Isaac Carew, dhe mund të themi se nga fotografitë çifti duket mjaft i lumtur.