Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave të botës.
Këtë urim ajo e ka bërë në një mënyrë shumë interesante, me një postim në Instagram.
Këngëtarja 21 vjeçare nga Kosova ka publikuar një fotografi të saj kur ka qenë e vogël derisa qëndron mes dy vajzave të kombësive të ndryshme.
"Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Femrave! Duajeni njëra-tjetrën, kujdesuni për njëra-tjetrën dhe mbështesni njëra-tjetër. Jo vetëm për sot po për çdo ditë”, shkruan Dua në postimin e saj në Insta.