IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Dua Lipa uron babain për ditëlindje me një foto flashback

Dua Lipa uron babain për ditëlindje me një foto flashback

Publikuar më: 14:22 05-03-2016

Sot është ditëlindja jo vetëm e babait të Dua Lipas, por edhe e rocker-it të famshëm të grupit Oda, Dukagjin Lipa.

Një fakt të tillë na e kujton vetë vajza e talentuar e Dukagjinit, këngëtarja që me muzikën e saj sot po korr sukses jo vetëm në Angli, por edhe më gjerë. Dua është kthyer në një motiv krenarie për vendin e saj të origjinës pas ngjitjes në klasifikimet britanike për këngën e saj të fundit, hitin “Last Dance”. Thonë që dardha nën dardhë bie dhe artistja 20 vjeçare duket se është mishërimi i kësaj shprehjeje. Por sot nuk bëhet fjalë vetëm për të. Ajo ka bërë publike një foto në të cilën shfaqet vite më parë duke luajtur me babain e saj, për ta uruar këtë të fundit për ditëlindjen e tij. Edhe ne e urojmë me jetë të gjatë që të përjetojë të gjithë sukseset që Dua Lipa pritet të korrë ndër vite.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031671524047852