Koncerti humanitar që këngëtarja Dua Lipa do të mbajë në Kosovë, u vu në qendër të vëmëndjes së mediave por jo vetëm.
Janë të shumtë ata që mezi presin ta shohin performnacën e Duasë në skenë, por është edhe dikush tjetër i cili ka treguar një respekt të vecantë ndaj saj. Biznesmeni kosovar Behxhet Pacolli ka ofruar aeroplanin e tij privat për ta sjellë Duan në Kosovë dhe më pas edhe ta dërgojë atë në Tiranë. Lipa do ta mbajë koncertin e saj në datën 9 gusht në parkun e Gërmisë e një ditë më pas, do të performojë edhe në Tiranë. Kjo do të shënojë edhe performancën e saj të parë në Shqipëri. Me siguri do të jenë dy ditë për tu mbajtur mend.