INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa zbulon çfarë pëlqen te gratë shqiptare: Më duket frymëzuese…

Dua Lipa zbulon çfarë pëlqen te gratë shqiptare: Më duket frymëzuese…

Publikuar më: 14:33 28-09-2023

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë prej katër vitesh ambasadore globale e YSL Beauty dhe gjithashtu imazh i parfumit “Libre”. Ylli i shumë hiteve botërore ka fuqizuar figurën e gruas në të gjitha dimensionet e saj, sidomos atë të gruas shqiptare!

Dua na ka bërë krenarë në mbarë botën duke treguar kudo vendlindjen dhe origjinën e saj!

Madje gjatë një interviste të fundit, këngëtarja e famshme u pyet çfarë këshilla bukurie ka marrë prej grave të vendit të saj, ndërsa përgjigjja e Duas ishte e goditur.

“Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese te gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua Lipa.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775