Ajo ka qenë një yll i spektakleve reality që në moshën 9 vjeçare, kur Keeping Up with the Kardashians u shfaq për herë të parë në ekranet televizive.
Dhe tani, 10 vite më vonë, ajo më në fund po u tregon njerëzve se si është të jesh Kylie Jenner në spektaklin e saj të ri “Life of Kylie”. Në premierën e serialit të ri, ajo i tregoi shoqes së saj më të ngushtë Jordyn Woods frustrimin me famën. Madje bukuroshja 19 vjeçare u bë gjithashtu dramatike duke thënë se “Dua thjesht t’ia mbath”. Kjo gjë natyrisht që është shumë kurioze duke llogaritur që Kylie është kryesisht e famshme për shkak të rrjeteve sociale, që me fjalë të tjera do të thotë se ajo e kërkon vetë me duart e saj. Nuk besojmë se fotot ia publikojnë me dhunë në rrjetet e saj sociale...