INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dua t’ju jap një djalë”/ Pasi u tha se u martuan, modelja ruse shtatzënë me Don Xhonin? Ja postimi i dyshimtë!

“Dua t’ju jap një djalë”/ Pasi u tha se u martuan, modelja ruse shtatzënë me Don Xhonin? Ja postimi i dyshimtë!

Publikuar më: 15:32 13-10-2021

Don Xhoni është kthyer në një ndër reperët për publikun shqiptar, por jo vetëm. Ai ka tërhequr vëmendjen dhe jashtë vendit, konkretisht të një modeleje bukuroshe ruse, Ariana Lirey.

Vajza ka bërë gjeste të ndryshme për reperin, por as ai nuk i është treguar indiferent. Në rrjet kanë qarkulluar shpesh biseda romantike mes tyre, madje Ariana e quan “burri im”.

Ditën e djeshme, ajo çfarë na bëri habi është postimi i fundit i modeles, e cila shfaqet me fustanin e bardhë dhe ka bërë shumë prej fansave kuriozë nëse ka ndodhur diçka vërtet mes saj dhe Don-it. Ky i fundit i komentoi gjithashtu në foto ku ka ngelur pa fjalë.

Mirëpo ka edhe fansa që mendojnë se dyshja po bëjnë shaka apo e gjithë kjo bëhet për vëmendje.

Nga ana tjetër , ditën e sotme, modelja ka marrë vëmendjen me një postim në InstaStory ku shkruan
“Në këmbim të mbiemrit tuaj, unë dua t’ju jap një djalë XH. “

Article Logic
Execution time: 0.0023431777954102