INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Dua të jem me Carrie-n”! Legjenda e Hollywood ndërron jetë një ditë pas vajzës së saj!

“Dua të jem me Carrie-n”! Legjenda e Hollywood ndërron jetë një ditë pas vajzës së saj!

Publikuar më: 10:04 29-12-2016

Aktorja e njohur veterane Debbie Reynolds u nda nga jeta një ditë pas vdekjes së vajzës së saj, Carrie Fisher.

Raportohet se ylli i shumë filmave i tha familjes: “Dua të jem me Carrie-n” në orët e fundit përpara se të largohej. 84 vjeçarja u nxitua të dërgohej në spital në orën 1 të drekës pasi u rrëzua ndërkohë që po planifikonte funeralin e vajzës së saj. Dyshohet se ishte një goditje në kokë, ndërsa ndërroi jetë pak orë më vonë në spital. Djali i saj Todd Fisher tregoi se nëna e tij ishte mbytur nga hidhërimi për shkak të vdekjes së vajzës, dhe familja beson që ishte pikërisht kjo e fundit që e shtyu në pikën ku thjesht nuk mbante më. Kujtojmë se vajza e saj Carrie Fisher ishte ndarë nga jeta vetëm një ditë më parë në moshën 60 vjeçare pasi pësoi një infarkt në zemër. Roli më ikonik i Reynolds ishte ai në "Singin' in the Rain", ndërkohë që ndër shumë çmimet e fituara listohej edhe një nominim për Oscar, si "Aktorja Më e Mirë". Ajo më vonë e fitoi këtë çmim në kategorinë "Jean Hersholt Humanitarian Awards".

Jean Hersholt Humanitarian Award
Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484