Armela Hyseni padyshim mbetet një nga vajzat më simpatike që ky edicion i “Big Brother” ka pasur. Ajo nuk arriti dot të shkonte në finale dhe as të kishte një lidhje dashurie jashtë shtëpisë me partnerin e saj në lojë, Damianon. Mirëpo, diçka po ndodh me ish-banoren simpatike. Një shkrim i pazakontë ka zënë vend në Instagramin e saj. Bukuroshja e BB9 përpos shkrimeve “romantike”, ka bërë një shkrim të denjë për kronikën e zezë, që ka befasuar ndjekësit e saj. Ajo ka shkruar në një foto në instastory: “Ndihem sikur dua të vras dikë...”. Kush ta ketë mërzitur kaq shumë Armelën vallë?!