Lulzim Basha:
“Është domosdoshmëri largimi i Edi Ramës”.
Kështu deklaroi Lulzim Basha në çadrën e lirisë, në ditën kur Edi Rama zgjodhi pasuesit e 4 ministrave të larguar një ditë më parë. Duket se opozita nuk tërhiqet pas këtyre masave, përkundrazi kreu i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi:
Lulzim Basha:
“Flijimi i tyre jo vetëm nuk na çtendos por na inkurajon për ti shkuar deri në fund betejës së keni nisur”.
Veç qeverisë teknike, Basha ka folur edhe sot për shqetësimin e mbetjeve të rrezikshme që dyshohet se kanë hyrë në vendin tonë.
Lulzim Basha:
“Mbrëmë natën vonë miq nga SHBA, gazetarë kanë njoftuar se janë shumë pranë zbulimit të dimensionit të vërtetë të skandalit të plehrave që mafia ndërkombëtare ka depozituar në Shqipëri. Nëse këto fakte shpalosen ashtu si më janë njoftuar, atëhere ai që qëndron prapa kësaj fasade në zyrën e tij do të duhet të zbresë dhe tju shpjegojë shqiptarëve se pse i hapi dyert mijëra tonëve mbetje të rrezikshme”.
Pikërisht promovimi i Eduard Shalsit si ministër, ndërkohë që ishte në qendër të kritikave për nismën e tij ligjore për të lejuar importin e mbetjeve ka qenë një argument më shumë për të shtuar pakënaqësitë e opozitës dhe jo vetëm.