INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Duan vëmendje': Acarohet sherri në distancë, Sara i kthen përgjigje Dafinës!

'Duan vëmendje': Acarohet sherri në distancë, Sara i kthen përgjigje Dafinës!

Publikuar më: 15:35 27-08-2023

Dafina Zeqiri vendosi së fundi t`i bënte “Unfollow” në Instagram Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës. “Kam vendosur tu bëj ‘unfolloë’ dhe të mbyll marrëdhëniet me njerëz që unë, si Dafina, i kam respektuar. Ndërkohë, në këmbim ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje. PIKË,“ shkroi ajo, duke i dhënë këtë shpjegim gjestit të saj.

Sara vetë reagoi së fundi me një postim në Instastory, që u interpretua si thumb direkt për këngëtaren. “Njeriu nuk mund t’i japë fund një marrëdhënieje, kur në fakt nuk ka pasur një marrëdhënie,”-ka shkruar blogerja.

Por cfarë u bë shkas për këtë situatë? Dafina dhe Ledri, të cilët kanë qenë në një lidhje vite më parë, u bënë viral këto kohë për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit. Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”.

Dafina nga ana tjetër prezantoi një projekt përpara disa ditëve me Elgit Dodën, e aty mes të tjerash thuhej: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”. Ndjekësit shpërthyen në aludime, përfshirë dhe ato se dyshja po i dërgonte mesazhe njëri-tjetrit.

Si për t`i hedhur më shumë benzinë zjarrit, Ledri shkroi në rrjetet sociale “T’i kom dhon krejt”– por e fshiu shpejt komentin. Nuk dihet nëse e gjithë kjo situatë ka bezdisur Sarën, duke bërë që relatat mes ciftit dhe Dafinës të acaroheshin.

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553