Ai është një nga reperat më të famshëm dhe të suksesshëm të momentit dhe kjo për faktin se publiku e dashuron për këngët me story interesante që realizon.
Por jo gjithmonë Noizy ka qenë i rrethuar nga luksi i tejskajshëm ashtu siç është tani, kjo e thënë pasi ashtu siç dihet publikisht reperi më parë ka qenë një "street fighter" në Londër.
Mesa duket reperi është bërë pak nostalgjik për vuajtjet që ka kaluar gjatë asaj kohe dhe në Instagram ka postuar një foto ku shihen grushtet e tij të gjakosura.
“Ti thjesht ma din emrin, por jo të kaluarën time”, shkruan Noizy në foton e postuar.
Mesa duket suksesi i madh e ka një shpjegim dhe është pikërisht puna e palodhshme dhe sfidat që e kanë bërë edhe më të fortë atë. Kot Noizy nuk është reperi më i dashur për mijëra shqiptarë./intv.al/