Marko Pjaca është qendra e merkatos së disa ekipeve italiane. Seria e fundit e telenovelës mes talentit kroat të Dinamos së Zagrebit dhe Napolit, u mbyll me një përgjigje negative të vetë futbollistit.
E njejta situatë ndodhi dhe me Interin. Zhvillimet e fundit në merkato lanë të kuptohet se dueli per talentin kroat Pjaca do të jetë mes Milanit dhe Juventusit, me këta të fundit që mbeten dukshëm favorit për shkak të pjesmarrjes në Champions League.
Në këtë pikë do të jetë dëshira e lojtarit, i cili zhvilloi një evropian të kënaqshëm në aspektin personal me kombëtarën në Francë. Mbrëmjen e së hënës transferimi te Napoli dukej i përfunduar, por ka qenë vetë 21-vjeçari, i cili ka mohuar gjithçka. Gjithashtu drejtuesi i Juventusit Beppe Marotta ka bërë të ditur ofertën e paraqitur për Pjaca, e cila nuk i kalon 15 milionë euro, ndërkohë që kroatët duken se nuk kanë ndërmend të zbresin poshtë pretendimeve të 20 milionë-ve. Nga ana tjetër është Milani, i cili pritet të zyrtarizojë shitjen e klubit tek kinezët për ti dhënë dritën jeshile merkatos së ekipit kuqezi. E sigurtë është që Pjaca do të vëzhdojë të jetë edhe për disa kohë në qendër të merkatos verore.