INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Duel në themel”, Gjetan Keta do të flasë vetëm në ring…

“Duel në themel”, Gjetan Keta do të flasë vetëm në ring…

Publikuar më: 15:30 07-09-2018

Një ditë para sfidës “Duel në themel”, duelit që do të ngjis në ring boksierin shqiptar Gjetan Keta për titull botëror në peshë të mesme në federatën ËBU, është bërë peshimi tradicional i sportistëve.

Gjetan Keta do të ndeshet ndaj Sladan Janjanin dhe të dy boksierët peshojnë 71,5 kg. Boksieri shqiptar ka 26 ndeshje, nga të cilat 22 fitore, 18 me k.o dhe vetëm 3 humbje.

Ndërsa kundërshtari ka një avantazh në statistika pasi në total numëron 28 ndeshje nga të cilat 25 fitore, 19 me k.o dhe po ashtu 3 humbje. Gjetan Keta ka dashur të mos flas para kohe por fjalën t’ia lërë ringut:

“Nuk kam shumë fjalë tani për të thënë sepse dua t’i mbaj për nesër, por unë erdha këtu, sepse këtu gjej forcën dhe motivimin për të qenë më i fortë nesër”.- ka thënë “Tysoni shqiptar”.

Article Logic
Execution time: 0.0039470195770264