Të enjten e 30 gusht do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions Leagues e cila do të përcaktojë edhe përballjet për sezonin e ri në eventin madhështor të klubeve europiane.
Duke parë skuadrat dhe renditjet e tyre në grupe, mund të ketë shumë kombinime për grupin e vdekjes.Një kombinim interesant që shorti do të mund të sillte, është një grup me Real Madrid, Borussia Dortmund, Liverpool e Inter.Një kombinim tjetër do të ishte si i pari por vetëm me Barcelonën ose Atleticon në vend të Realit.
Fakti se skuadra si Inter e Valencia janë në vazon e katërt si dhe Liverpool, Schalke e Monaco në vazon e tretë, është e pamundur që të shmanget “grupi i vdekjes”.