Ditën e sotme do të zhvillohen tre ndeshjet e radhës ku ajo që bie në sy është sfida më e zjarrtë mes Italisë dhe Suedisë e cila do të luhet në orën 15:00.
Në raundin e dytë të Kampionatit Europian në Grupin E ka një rivalitet të madh pasi Italia do të kërkojë fitoren për të siguruar kualifikimin ndërsa Suedia do të mundohet për të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë, shkruan Syri.net.
Në ndeshjen tjetër në orën 18:00 Republika e Çekisë do të përballet me Kroacinë e cila ka grumbulluar 3 pikë dhe ndodhet në vendin e parë së bashku me Spanjën.
Dita e sotme do të mbyllet me ndeshjen Spanjë-Turqi e cila do të luhet në orën 21:00 ku iberikët në rast fitoreje do të sigurojnë kualifikimin.