Ata duket se janë çifti më i lumtur në Hollywood që nuk mund t’i mbajnë duart larg njëri-tjetrit.
Dhe ata janë thjesht të adhurueshëm në një video ku të dy shfaqen duke kënduar këngën e re të Keith, “The Fighter”
Dyshja që kanë 10 vjet të martuar, kanë qenë në makinë ndërsa këngëtari i muzikës country, ka ndezur radion dhe në sfond është dëgjuar hiti i tij i fundit. “Oh Zot, e dashuroj këtë këngë” ka thënë flokëkuqja e famshme teksa këndonte dhe kërcentë kurse Keith i hidhte vështrime dashurie. Më pas ai vetë ka nisur ta shoqërojë Nicole dhe të dy janë përfshirë nga magjia e këngës së dashurisë. Një spektakël i vërtetë që vlen të shijohet!