Dafina Zeqiri, më e mistershme se çdo herë.
Këngëtarja e hitit “Na”, ka ngritur pikëpyetje tek fansat lidhur me një veprim të fundit të saj. Ajo ka fshirë njëra pas tjetrës fotot në profilin e saj në Instagram. Kjo sigurisht nuk ka kaluar pa vëmendjen e ndjekësve të cilët janë bërë kuriozë të mësojnë se çfarë fshihet pas këtij veprimi.
E ndërgjegjshme për tymnajën e ngritur, ajo vetë u është drejtuar fansave me fjalët: “Ju lutem, mjaft u shqetësuat për atë çka unë fshij”. Por kjo vetëm sa i shton hamendësimet deri në një moment tjetër kur këngëtarja do të vendosë të jetë më e qartë për gjestin e bërë.