INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duhanpirëset lindin fëmijë para kohe ose me paralizë cerebelare [VIDEO]

Duhanpirëset lindin fëmijë para kohe ose me paralizë cerebelare [VIDEO]

Publikuar më: 14:56 09-10-2017

Qendra e Kontrollit për Parandalimin e Sëmundjeve deklaron se rreth 55% e nënave konsumojnë duhane dhe gjatë shtatzënisë.

Edhe pse shpesh herë specialistët këshillojnë që pirja e duhanit dëmton nënën dhe fëmijën, duke sjell lindje të parakohshme dhe defekte gjatë lindjes, një studimi i fundit ka zbuluar se dëmet e duhanit shkojnë më larg se kaq.

Nënat që pinë duhan gjatë shtatzënisë rrezikojnë ti sjellin fëmijës një paralizë cerebelare.

Kjo sëmundje sipas studiueseve sjell një çrregullim në lëvizje dhe ekuilibrim të fëmijës. Sëmundja mund të shfaqet para lindjes por dhe gjatë viteve viteve të para të jetës së fëmijës.

Udhëheqësi i këtij studimi Dr. Hui Chen këshillon që nënat nuk duhet të konsumojnë duhan për të mos dëmtuar fëmijën, dhe e mira është që para se të mbesin shtatzënë duhet të kenë të paktën 3 muaj pa e konsumuar.

Gjithashtu ai paralajmëron femrat se konsumimi i duhanit ndikon në shëndetin e vezëve duke ndikuar në mënyrë të drejt për drejt dhe në lindjen e një fëmije jo të shëndetshëm.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146