INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duhanpirja gjatë shtatzanësisë. Ja cila grupmosh e konsumon më shumë

Duhanpirja gjatë shtatzanësisë. Ja cila grupmosh e konsumon më shumë

Publikuar më: 15:50 01-03-2018

Rreth shtatë për qind e grave që ishin shtatzënë përgjatë 2016 kanë konsumuar duhan, raporton një studim i fundit nga Kolegji Amerikan i Gjinekologjisë, ShBA.
Pavarësisht se shumë nëna paralajmërohen se nëse konsumojnë duanë rrisin rreziqet për të lindur foshnjën para kohe, të sëmurë dhe të vogël, kjo nuk i ka trembur pasi nuk kanë hequr dorë nga varësia.
Të dhënat tregojnë se numri i grave që pinë duhan gjatë shtatzënisë ka rënë me rreth 3% që prej vitit 2011megjithatë 15% e amerikanëve nuk e kanë braktisur.
Raporti i publikuar nga Kolegji Amerikan i Gjinekologjisë raporton se grupmosha e nënave që konsumojnë më shumë duhan janë rreth moshës 20-24 vjeçe, shkruan intv.al
Gjithashtu shkalla e pirjes së duhanit gjatë shtatzënisë ndryshonte në mënyrë të konsiderueshme në bazë të racës dhe nivelit arsimorë.
Gratë amerikane dhe indiane konsumoni më shumë duhan në krahasim me etnitë e tjera, konkretisht rreth 16%.
Gjithashtu dhe niveli arsimori kishte një ndikim të lartë në konsumonin e duhanit gjatë shtatzënisë rreth 12% e grave me arsim të mesëm kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë dhe me pak se 1% e grave me arsim të lartë.
Pavarësisht se numri nismave për parandalimin e duhanit gjate muajve të shtatzënisë është i lartë, numri i konsumatorëve mbetet ende një shqetësim./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227