Zaimina Vasjari dhe Klodian Asllani janë një ndër çiftet më të komentuar, si në media ashtu dhe nga publiku. Dyshja gëzojnë një martesë të lumtur, nga e cila kanë dhe një vajzë.
Së fundmi, biznesmeni ka pozuar me tre vajzat e tij (dy nga të cilat i ka nga martesa e parë) dhe me Zaiminën. “Gocat e mia personale”, ka shkruar ai krahas fotos.
Këngëtarja i ka komentuar menjëherë disa zemra, por përgjigjja e Klodianit na ka bërë të gjithëve të kuptojmë që ai dëshiron të bëhet dhe me një djalë. “Duhet edhe një çun zemre”, ka shkruar ai, duke etiketuar Zai-n.