IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Duhet t'i fshini apo jo fotot me ish të dashurin? Përgjigjen ekspertët

Duhet t'i fshini apo jo fotot me ish të dashurin? Përgjigjen ekspertët

Publikuar më: 19:08 28-04-2017

Në momentin e parë që në jetën tonë vjen një njeri i ri, gjëja e parë që shumica prej nesh bën, është që të fshijmë të gjitha fotot, apo gjurmët që ish-i jonë  ka lënë nëpër rrjetet sociale.

Kjo herë, me dëshirën tonë, e herë na imponon personi i ri që është futur në jetën tonë. Por, a është kjo gjëja e duhur?! Nëse i dashuri aktual na kërkon që të fshijmë të gjitha fotot e ish-it a duhet ta bëjmë? Ja si i përgjigjet psikologia E.Jean e revistës Vogue, kësaj pyetje.

“Mos i fshij. Secili nga të dashurit, apo personat që ke patur në jetën tënde është një gur i çmuar. Çdo kërcu, horr, princ, i pandreqshëm, që ti ke dalë në jetën tënde është një shtyllë drejtuese e jotja. Si mund t’i mbani mend mësimet që keni marrë nga marrëdhëniet e mëparshme, nëse i fshini të gjitha kujtimet?! Kush e zotëron të kaluarën tënde? Sigurisht që ti. Nëse ti mendon se tani ai do të jetë i vetmi, atëherë dëgjoje dhe këtë. Kur një burrë të kërkon të fshish të kaluarën dhe të kontrollojë privatesinë tënde, atëherë kjo nuk është një shenjë aspak e mirë për të ardhmen. Pronësia është një shenjë pasigurie dhe një njeri i pasigurt nuk është një zgjedhje e mirë. Pra herën tjetër që i dashuri juaj ju kërkon të fshini të kaluarën tuaj, atëherë është ai të cilin duhet t’a fshini menjëherë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941