Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.
Ajo njihet si një ndër këngëtaret që nuk ka aspak frikë t’i thotë gjërat hapur apo të shfaqet natyrale pa make-up.
Bebe është bërë shpesh pjesë e diskutimeve për peshën e saj trupore, por ajo nuk e ka vrarë shumë mendjen për këtë gjë, ku madje përmes një interviste ajo ka shprehur se e dashuron trupin e saj dhe nuk i interesojnë fjalët e të tjerëve.
Së fundmi, ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha feston 30-vjetorin e saj të lindjes dhe në këtë ditë të veçantë, ajo ka zgjedhur t’i bëjë vetes dhuratën më të bukur.
Ajo ka publikuar një këngë që mban titullin “Not 20 anymore” e cila në shqip përkthehet “Jo më 20” dhe teksti flet për një femër më të pjekur dhe është që duhet ta dëgjoje çdo person që i ka kaluar të 20-tat.
“Nuk jam më 20 vjeçe, mos u përpiq të më bësh të ndihem e pasigurtë, sepse ashtu si vera, me ikjen e viteve bëhem më e mirë”- thotë këngëtarja në një pjese të këngës.
Në klip Bebe shihet si një femër mjaft e vendosur, e cila falë moshës ka fituar vetëbesimin e duhur.