Ylli i muzikës pop luftoi me lotët e saj për aq sa mundi ndërkohë që performonte përgjatë koncertit One Love Manchester.
Megjithatë ajo vazhdoi të këndonte, të falenderonte turmën dhe të përqafonte kë të mundte gjatë mbrëmjes emocionuese në nderim të viktimave të dy javëve më parë në shpërthimin në Manchester Arena. Në fillim të spektaklit, ajo lotoi për pak ndërkohë që performonte së bashku me grupin Black Eyed Peas këngën “Where Is The Love”. Por më pas ajo mori një moment të hapur për të mbajtur zi ndërkohë që mbyllite spektaklin me një performancë perfekte të “Over The Rainbow”, një këngë që u bë e famshme në filmin e vitit 1939, “The Wizard of Oz”. Grande lotoi dhe falenderoi vazhdimisht fansat që ishin të pranishëm në publik ndërkohë që brohorisnin për të me dashuri dhe blitzin e telefonave lart në ajër në shenjë nderimi.
this was the most emotional part of the show, the entire crowd and ariana cried, it was so magical and so moving #OneLoveManchester pic.twitter.com/MyvjbpwLa8
— ️ (@summitari) June 4, 2017
I cried almost the whole show. I cried even harder when I saw Ariana crying. pic.twitter.com/yb25UT8uZF
— Lia (@DeclanGrande) June 4, 2017