Një frazë që dikur u tha nga Anxhela Peristeri për këngëtaret që bëhen të famshme në Greqi! Këngëtarja tashmë është bërë shumë e famshme dhe fitorja e vendit të parë në “Kënga Magjike”, e bëri akoma më të njohur për publikun.
Ajo prej shumë kohësh e ka nisur karrierën e saj si këngëtare, ku fillimisht e nisi në Shqipëri e më pas në Greqi, por pavarësisht sukseseve që pati në Greqi, ajo vendosi që të kthehej sërish në vendin e saj të lindjes dhe mesa duket mirë ka bërë.
Ditën e djeshme Anxhela ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, dhe komentoi deklaratën e saj lidhur me famën.
“Duhet të kalosh në shumë krevate që të bëhesh e famshme në Greqi”, ka thënë dikur Anxhela gjatë një interviste. Padyshim Ermalit nuk mund t’i shpëtonte një deklaratë e tillë dhe e pyeti çfarë ka dashur të thotë, por pa e përfunduar akoma pyetjen Ermali tha që njeh dikë që është bërë i famshëm në Greqi, “Domethënë Devis Xherahu i paska marrë me radhë krevatet”.
Me anë të një lidhje telefonike, Ermali u lidh me Devisin ku e pyeti rreth kësaj deklarate të Anxhelës: “Si je bërë i famshëm ti atje? A ke kaluar krevat më krevat?”
Kjo ishte përgjigja e Devisit që i bëri të gjithë të qeshin: “Sot njerëzit s’kanë nevojë për krevate se mbarojnë punë në këmbë”.