Presidenti i FSHF, Armand Duka kërkon që të mos hidhet baltë mbi kampionatin shqiptar të futbollit, pasi pavarësisht problemeve është më i miri i rajonit, ndërsa ftoi klubet për krijimin e ligës.
“Ftojmë klubet për krijimin e ligës profesioniste. Aty ku e meriton e meriton, por po hidhet shumë baltë. E kam thënë dhe e them se ky është kampionati më i mirë i rajonit” deklaroi ai.
Duka foli edhe për audio-skandalin mes Drini Caushit dhe Vilës së Partizanit. Sipas kreut të FSHF, menaxheri nuk është pjesë e FSHF dhe kështu nuk kemi si të marrim asnjë masë.
“Regjistrimi i bisedës me Drini Cushin është ndjek. Për ne duket qartë se është tentativë nga dikush për të manipuluar një lojtar. Nuk kemi asnjë autoritet mbi këtë njeri, pavarësisht fotos me Presidentin nuk është përfaqësues i FSHF.
Ne e inkurajojmë lojtarin dhe madje asistojmë ta ndjekim juridikisht dhe penalisht këtë tentativë”.