INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duka: Lihtenshtejni nuk është skuadër e dobët, Cikalleshi gaboi

Duka: Lihtenshtejni nuk është skuadër e dobët, Cikalleshi gaboi

Publikuar më: 09:04 31-08-2017
Nuk ka ndeshje të lehta apo të vështira, të gjitha përballjet janë të rëndësishme dhe duhet të vlerësohen maksimalisht. Presidenti i FSHF, Armand Duka kërkon që skuadra të jetë e përqëndruar dhe të fokusohet vetëm te ndeshja e parë kundër Lihtenshtejnit. ”Gjithmonë kam qenë pranë ekipit kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme prandaj duhet të jemi të gjithë shumë të angazhuar dhe për të dhënë një mesazh për rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje. Lojtarëve u kam thënë se duhet të mendojmë vetëm për Lihtenshtejnin dhe më pas të mendojmë për gjëra të tjera. Nuk ka kundërshtarë të dobët sot në futboll. Cdo ndeshje për ne është e rëndësishme dhe mund të arrijmë rezultat pozitiv vetëm nëse japim më shumë se 100% dhe më pas të mendojmë për Maqedoninë” – tha Presidenti i Federatës. Në vijim, Duka jep një përshtypje edhe për punën që po bën trajneri Panucci dhe bën një krahasim mes tij e De BIasit, por ndalet edhe te prurjet e reja në Kombëtare. Duka…”Kam parë një lloj motivimi dhe një energji më shumë nga Panucci. Me ulërima nuk janë keq të dy por te fitorja të con menaxhimi me mencuri. Të gjithë lojtarët e rinj kam dëshirë ti shikoj në fushë lojtarët e rinj. Eshtë mirë që u është dhënë kjo mundësi”. Në fund, një koment edhe për çështjen “Cikalleshi” ku Duka i jep të drejtë numrit 1 të stolit. “Cikalleshi është një nga lojtarët që ka dhënë shumë për këtë skuadër dhe shumë i disiplnuar. Kam komunikuar me te dy dhe i kam thënë se këtë radhë ka gabuar dhe duhet të respektjë vendimin e trajnerit por i kam thënë se me një gol kundër Spanjës mund t’i shlyejë të gjitha”.
Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053