INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dukagjin Lipa i bën urimin romantik për ditëlindje gruas së tij, por komentin më të bukur e lë i dashuri i Dua Lipës! [FOTO]

Dukagjin Lipa i bën urimin romantik për ditëlindje gruas së tij, por komentin më të bukur e lë i dashuri i Dua Lipës! [FOTO]

Publikuar më: 17:58 28-06-2018

Nëna e Dua Lipës feston sot ditëlindjen dhe përveç këngëtares shqiptare me famë botërore edhe bashkëshorti i saj Dukagjin Lipa i ka bërë një urim të veçantë asaj.

“Që nga fillimet e fillimeve e deri në fund, ti je dashuria dhe shoqja ime e ngushtë. Gëzuar ditëlindjen e dashura ime, Anesa Lipa.” – është urimi i Dukagjinit që ia ka bërë Anesës. Në foto shihet Anesa e cila qëndron në krahët e Dukagjinit, e teksa qëndrojnë të dy të përqafuar, nisur nga ky urim dhe kjo foto, një koment ka lënë edhe i dashuri i Dua Lipës, Isaac CareW, i cili ka komentuar “Couple Goals”.

agoutv.jpg

 

Me siguri ai dhe Dua duan të ndjekin prindërit e këngëtares si shembull për romancën e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994