Klaudia Pepa padyshim është një ndër balerinat më të talentuara dhe seksi në botën e showbizit shqiptar dhe jo vetëm.
Balerina është shndërruar ndër personazhet publikë më të përfolur, dhe kjo sidomos pas divorcit nga koreografi Albi Nako.
Së fundmi, balerina e famshme ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke publikuar mjaft video me kërcime sensuale. Disa janë pritur mirë dhe disa jo. Por ditën e sotme, video që ka publikuar Klaudia nuk ka përfunduar si gjithë të tjerat. Teksa bën lëvizje provokuese, Klaudia është rrëzuar keq, duke zbritur disa shkallë me rrokullisje.
Mesa duket, balerina e ka marrë me mjaft sportivitet, pasi e ka publikuar në rrjetin social Instagram.
Shihni videon më poshtë: