INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duke lënë pas Dhuratën, Enedën dhe Olti Currin', tani Jonida Maliqi ka dy fjalë për t'ju thënë! [FOTO]

Duke lënë pas Dhuratën, Enedën dhe Olti Currin', tani Jonida Maliqi ka dy fjalë për t'ju thënë! [FOTO]

Publikuar më: 16:28 16-05-2019

U komentua shumë ditën e sotme intervista e fundit e Jonida Maliqit e cila teksa shprehej anglisht u ngatërrua dhe nuk gjente dot fjalën e duhur.

Jonida po përpiqej të tregonte se nuk është fasadë, mirëpo nuk po gjente termin në anglisht e më pas përdori fjalën 'fallco'. Të shumtë ishin ata që rikujtuar Dhuratën e famshme së bashku me Enedën, ndërkohë këtë moment Olti Curri vendosi ta kthejë me humor dhe ka realizuar një video ku shfaqet me një cakmak për të provuar se nuk është fallco.

Shumë nga këto reagime Jonida i ka pritur me pozitivitet dhe nuk ka reaguar keq ndaj personave që e imitonin, apo bënin shaka, përkundrazi u jepte edhe 'like' në rrjete sociale.

Mirëpo tani duhet te tregohemi sa më të bashkuar dhe Jonida ka një mesazh për të gjithë ju.

Vetëm pak orë na ndajnë nga nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision, ku Shqipëria do të këndojë e 14-a në rradhë. 14 është edhe kodi me të cilën shqiptarët jashtë Shqipërisë mund të votojnë për ta çuar Jonidën në finale.

Me anë të një postimi në Instagram, Jonida ka kërkuar mbështetje dhe i ka falenderuar të gjithë publikun që e ka përkrahur.

"Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshem qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat", shkruan Jonida.

14.png

Article Logic
Execution time: 0.0017719268798828