Karrierën si gazetar e ka nisur në gusht 1992 dhe jemi mësuar ta shohim gjithnjë në ekranin e televizorit. Por këtë herë ai vjen ndryshe. Gazetari Sokol Balla i rikthehet mikrofonit dhe magjisë së radios, në një komunikim më intim me dëgjuesit.
Që nesër do të jetë në radion më IN të momentit apo siç e quan ai vetë “Në Radion më seksi të Tiranës”, 105.7. Me informacione të fundit, të ftuar, biseda të këndshme, muzikë të mirë dhe tema ngacmuese, Balla do të jetë live në një transmetim dy orësh çdo të martë dhe të mërkurë në orën 11.00. Do të keni mundësi jo vetëm ta ndiqni, por edhe të jeni pjesë e “Sokol Balla Live Emisioni do të jetë live edhe në rrjetet sociale dhe Web të IN Tv” www.intv.al, në Facebook dhe Instagram, ku ju mund të shkruani komentet apo pyetjet tuaja e të merrni përgjigje në kohë reale gjatë transmetimit.
“Rikthehem pranë mikrofonit, flas me ty. Radio më seksi e Tiranës, Radio IN”, lajmëron vetë Sokol Balla ndjekësit besnikë, duke i ftuar që nesër në një bisedë të këndshme me tema aktuale, ato që na shqetësojnë çdo ditë.
Për të kontaktuar, komentuar, shprehur mendimin tuaj në lidhje me temat e ditës, mos hezitoni të telefononi në numrin e kontaktit: 069 9292 644.