INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duke pritur Oscar-in e filmit

Duke pritur Oscar-in e filmit "Shok"

Publikuar më: 14:06 28-02-2016

Vetëm pak orë na ndajnë nga eventi kinematografik i njohur në të gjithë botën, ai i ndarjes së çmimeve Oscar.

E ndërsa të gjithë aludojnë nëse Leo DiCaprio do të mbajë në duar çmimin e merituar, ju kujtojmë se edhe filmi “Shok” kandidon për një të tillë. Është regjisori i filmit, Jaime Donoghue, ai që do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni, me shpresën e madhe se do të kryesojë në pjesën e dytë të nominimeve përkrah shumë filmave të tjerë. Filmi me metrazh të shkrutër,  “Shok” bazohet në historinë e vërtetë të dy shokëve, miqësia e të cilëve është në rrezik pas luftës në Kosovë ndaj sulmeve sërbe gjatë viteve 1990. Ishte vetë Donoghue, ai që shkroi skriptin gjatë kohës që ndodhej në Kosovë, frymëzuar nga personat që ka njohur gjatë qëndrimit të tij. Filmi i xhiruar në Kosovë, zgjat për 21 minuta dhe është në gjuhën shqipe dhe sërbe. Urojmë vërtet që një filmi i tillë të jetë fitues i një çmimi kaq prestigjoz!

Article Logic
Execution time: 0.0039620399475098