INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duke pritur “Ti mund të më quash Xhon”

Duke pritur “Ti mund të më quash Xhon”

Publikuar më: 12:52 12-09-2016

“Ti mund të më quash Xhon”, është produksioni i ri kinematografik që ka tërhequr vëmendjen e medies.

Ky realizim nga “Papadhimitri Production” do të vijë në dy versione, në formën e një seriali me 5 seri, por edhe si film, i cili do të ketë një kohëzgjatje prej rreth 1 orë e 30 minuta.

Protagonistët e ketij filmi janë Nevina Shtylla, që në ekran e kemi parë prej disa vitesh si prezantuese dhe aktori, Arbies Konomi, ndërkohë që në role të tjera gjejmë emra të mëdhenj të skenës si Rovena Dilo, Gent Kame, Arben Derhemi, Gëzim Rudi, Ermira Gjata, etj.

Xhirimet janë zhvilluar në Tiranë, por edhe në jug të Shqipërisë duke qenë se historia ka në qendër Lornën, një adoleshente ardhur nga një familje e pasur, por që bie në dashuri me një djalë të varfër. Dashuria e tyre është aq e madhe saqë ata vendosin të dalin kundër të gjithëve dhe të arratisen në ndjekje të lumturisë! A do t’ia dalin të mposhtin paragjykimet?!

Për këtë do të na duhet të presim premierën e këtij filmi, ku burime pranë IN Tv tregojnë se do të jetë në muajin tetor.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041