Vjeshta sa vjen dhe bëhet më e ftohtë, por kjo nuk është arsye për të hequr dorë nga plazhi.
Kështu e kanë menduar dhe Ledioni me Sarën, të cilët pavarësisht temperatura të ulëta, po shijojnë ditë relaksi mjaft ekzotike. Çifti i njohur, i cili është prej muajsh në pritje të ëmbël duket se kanë vendosur të shijojnë kohët e fundit si dyshe, përpara se të zgjerojnë familjen. Dhe ndërsa pamja ekzotike e plazhit vërtetë që duket shumë tërheqëse, për Ledionin pamja më e bukur vjen nga ajo që ai quan si “dy zogjtë e tij të dashurisë”. Po t’i shtosh pas dhe plazhin, situata bëhet vërtet e parezistueshme.