Një imazh paksa i pazakontë na është shfaqur sot nga çifti i njohur.
Jemi mësuar të shohim më shumë foto familjare në Instagramin e Julkës, kryesisht me fëmijët e saj, por këtë herë iu dedikua romancës. Ajo pozoi bashkë me bashkëshortin e saj, producentin Andy Gramm në një foto shumë romantike ku dyshja shfaqej duke u puthur. Ajo ka shtuar gjithashtu një zemër pas mbishkrimit “duke të puthur ty” (kissing you), si për të plotësuar foton. Jo se kjo e fundit kishte nevojë për t’i shtuar diçka. Vitet së bashku kalojnë, por duket se ndjenjat nuk vjetërohen me kohën.